Rrëfimi i kunatit të Mbretëreshës Geraldinë mbi gjendjen shëndetësore

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Shtator 2019- “Le Petit Marseillais” ka botuar, të mërkurën e 19 prillit 1939, në faqen n°6, rrëfimin e kunatit të mbretëreshës Geraldinë mbi gjendjen e saj shëndetësore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Fati i mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë

“Budapest, 18 avril.

— Gazeta “Az Est” boton një intervistë me kunatin e ish-mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, kontin Baghi, i martuar me motrën e ish-sovranes. Konti Baghi hyri në komunikim telefonik me konteshën Rolhing, zonjë nderi e familjes mbretërore, e cila gjendet me sovranët në Larisa. Kontesha Rolhing tha se ish-mbretëresha Geraldinë dhe djali i saj, princi Aleksandër, janë në gjendje të përsosur shëndetësore.

Mbretëresha do të qëndrojë disa ditë në Greqi; ajo pastaj do të shkojë jo në Londër, siç është deklaruar, por në Turqi.

Sa i përket ish-mbretit Zog, ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, por nuk përjashtohet mundësia që ai të shkojë në Shtetet e Bashkuara ku është ftuar të bëjë një turne konferencash. Kontesha Baghi kishte dashur të fliste drejpërdrejt me motrën e saj, por mjekët e ish-mbretëreshës kundërshtuan këtë bisedë për të shmangur çdo emocion.” /Opinion.al