City gjen pasesuesin e Guardiolës në pankinë, është një holandez

Manchester City po mendon për pasuesin e Pep Guardiolës. Sipas sajti anglez ‘The Mirror”, qytetarët kanë filluar kontaktet me Giovanni Van Bronckhorst, për t’u bërë pjesë e stafit teknik dhe më pas për ta pasuar strategun spanjoll në krye të ekipit.

 

Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk është ulur ende për të diskutuar për të ardhmen e tij. Plani i klubit anglez është që të marrë ish-fubollistin holandez, i cili ka bërë mjaft mirë te Feyenoord, duke fituar një kampionat dhe dy kupa të Holandës.

Van Bronckhorst e njeh mjaft mirë presidentin ekzekutiv të Manchester City, Ferran Soriano dhe drejtorin sportive, Txiki Begiristain, që në kohët kur ishin pjesë e Barcelonës nga viti 2003 deri në 2007. Ai ka nisur karrierën si trajner në vitin 2015, duke zënë vendin e Ronald Koeman te Feyenoord. /R.Lika-Koha Jone/