Bujar Kapexhiu me 9 kushtet gjermane ndaj kryeministrit Rama

Kushtet gjermane ndaj kryeministrit Rama për negociatat i ka ironizuar bukur mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu. Siç dihet parlamenti gjerman votoi që pasi të plotësohen 9 kushtet nga Shqipëria atëhere do të mblidhen përsëri në një konferencë të BE për të vendosur. Por, për dreq, edhe Hollanda insiston se Shqipëria nuk është gati për ti hapur negociatat, ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk  u vendos asnjë kusht nga Gjermania dhe Hollanda.

Ja kushtet për Shqipërinë:

– funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.