Aksidenti tragjik në Fier, identifikohet viktima dhe të plagosurit

Identifikohen emrat e të rinjve që u përfshinë sot në një aksident në autostradën Levan-Tepelenë, ku për pasojë një 27-vjeçar humbi jetën.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BW’ se Eljan Haliti humbi jetën, ndërsa Klevis Banavia (shoferi) dhe pasagjerja Elsa Milkurti mbetën të plagosur.

Aktualisht dy të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë se shkak i aksidentit ishte bërë dalja nga rruga e mjetit tip “Honday”, që drejtohej nga Banavia.