Kërpaçi: Të rinjtë ikin nga Shqipëria prej kësaj politike të paudhë

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, ka reaguar në lidhje me një studim, i cili tregon se 285 mijë të rinj planifikojnë të ikin nga Shqipëria.

Sipas, Kërpaçit “Të rinjtë ikin nga Shqipëria prej kësaj politike të paudhë që nuk flet për të rinjtë por për hallet e kolltukut të ujqërve të vjetër”.

Postimi i plotë i Kërpaçit në Facebook:

285 mijë të rinj planifikojnë të ikin nga Shqipëria!
Të rinjtë ikin nga Shqipëria prej kësaj politike të paudhë që nuk flet për të rinjtë por për hallet e kolltukut të ujqërve të vjetër. Po braktisen shtëpitë, po ndahen familjet, po vdes dalëngadalë Shqipëria.
Kjo DUHET TË MARRË FUND!