”Furtunë” lëvizjesh në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në disa qarqe të vendit. Një nga emrat e drejtuesve të larguar është i Mitat Tolës, drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore dhe në vend të tij është emëruar Edmond Targaj. Ky i fundit, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit në Dibër, si dhe Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse, Tiranë. Në policinë e Durrësit është emëruar Niko Palla. Lëvizje në radhët e policisë ka pasur edhe policinë e Lezhës. Erigert Mitri ka marrë drejtimin e kësaj policie, të cilën më herët këtë post e ka pasur Ferdinand Mara. /Report Tv/