Në muajin e mjaltit, Jonida Vokshi si rrallëherë pozon me bikini (Foto)

Pak ditë më parë, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Ceremonia ishte madhështore, ku ishin prezent shumë të ftuar VIP.

Çifti për ditë të tëra ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe vazhdojnë të jenë sepse dje ata nisën muajin e mjaltit.

E teksa janë në muajin e majltit Jonida si rrallëherë ka publikuar foto me bikini.

Ajo është ulur buzë një pishine, rrethuar nga palma gjigante.

E veshur me rrobabanje Jonida ka treguar dhe format perfekte trupore që nuk kanë si të mos marrin shumë vëmendje.

Sot është dita e katërt e muajit të mjaltit dhe çifti po kalojnë shumë bukur në praninë e njëri-tjetrit.