Haradinaj: Kompania që i bën fushatën Vuçiçit, po punon për Veselin dhe Ramën

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se e njëjta kompani që ia bën fushatën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, fushatën është duke ia bërë edhe Kadri Veslit të PDK-së.

Haradinaj ka thënë se e njëjta kompani i ka shërbyer në fushatë edhe kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin, shkruan Insajderi.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk mund ta luftojë korrupsionin me këtë qasje.

Sipas tij, PDK ka ndikim në të gjitha bordet dhe institucionet e rëndësishme të vendit.