Qenka e vërtetë, Brad Pitt në një lidhje me “magjistaren” bjonde

Një vit më parë u shkruajt gjatë në media rozë që aktori i njohur Brad Pitt është në një lidhjen me shëronjësen e shpirtërave Sat Hari Khalsa.

Ajo është një bjonde dhe shumë simpatike.

Sat ka lindur në SHBA, por studimet shkollore i ka kryer në Indi dhe duket se i ka bërë “magji”  një prej individëve më të lakmuar në Hollywood Brad Pitt.

Image

Në atë periudhë u shkruajt se ato janë parë bashkë teksa flisnin shumë ngushtë dhe kishin shkëmbyer shikime të shumta gjatë një ngjarjeje bamirësie në “Silverlake Conservatory of Music” në Los Anxheles.

Dhe siç duket kjo lidhje është e vërtetë.

Një burim për revistën e njohur US Weekly ka treguar se çifti është në një lidhje dhe po përjetojën një romancë të bukur.

Sat Hari është ndër të tjera edhe një projektuese e famshme e bizhuterive “stil indian”, me të cilën janë të veshur nga shumë yje të Hollivudit, duke përfshirë Jennifer Aniston.

Image

Image