Kushtet shtesë nga Gjermania si një litar shtesë për të “varurin”

Gjermania përcolli me anë të radios së saj shtetrore dhe që mbetet nga radiot me serioze dhe korrekte në botë, se Shqipëria ka kushte shtesë në raport me kushtet e vendosura vitin e kaluar. Nëse je korrekt me ndërgjegjen e gazetarit kushtet e vendosura nuk japin asnjë shpresë për entuaziazëm apo për festë të madhe, pasi janë kushte që duhen të paktën një apo dy vite për ti realizuar, çka e përkthyer ftohtë tregon se ka mundësi që edhe vitin tjetër Shqipëria nuk do ti marrë negociatat, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do ti marrë pa asnjë kusht. Në janar Maqedonia fillon hapjen e kapitujve të parë të marrëveshjes me BE, kurse Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e paraqitura nga Berlini zyrtar.

Radio zyrtare shtetrore e Gjermanisë shkruante dje se “Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, gjegjësisht, para se të hapen dy kapitujt e parë, të negociatave, deputetët kërkojnë nga  qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:

– zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore

– fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht.

– fillimi i  procedurave nga prokuroria  dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve.

Reichstagsgebäude in Berlin mit den Flaggen von der EU, Armenien und Deutschland (picture-alliance/dpa/D. Kalker)

– ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj.

– suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e  proceseve të para gjyqësore  kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në dokument.

– përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve,  duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi.

– një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit  2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Sipas burimeve të para nga qarqet e CDU/CSU , dokumenti u  miratua me shumicë të madhe votash.  Vetëm 28 deputetë kishin qenë kundër, katër abstenuan, nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamentar më i madh në Gjermani. Grupi parlamentar socialdemokrat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument me shumicë të madhe votash”.

Këto kushte me mënyrën se si qeveria shqiptare po vepron janë një “litar” shtesë mbi fytin e “të varurit”, pasi përveç kushteve të vitit të kaluar, ka disa pika që kryeministri Rama nuk i arrin dot në kohën e duhur, edhe sikur të dojë për ti realizuar. Por duke parë se qeveria shqiptare po vazhdon kursin e saj të korrupsionit dhe antiopozitë, ka pak shanse të realizohen. E kjo vetëm për fajin e qeverisë, e cila e ka mendjen se si të jap koncensione dhe PPP.