Zhduket 29-vjeçari, policia arreston dy persona. Ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, me protagonistë persona me lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Më datë 16 shtator 2019 ka humbur kontaktet me familjen shtetasi F. M. 29 vjeç.

Tre ditë më vonë, në Policinë e Fierit, ka bërë kallëzim vëllai i të zhdukurit duke thënë se 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga P. M.j 47 vjeç dhe Ladjon Myrtaj 26 vjeç.

Pas kallëzimit, policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit.

Për të zhdukurin nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen apo fatin e tij.

I arrestuari P. M. e ka djalë xhaxhai Fatjonin.