Vasili: Termeti kërkon veprime, jo mbledhje kilometrike për “show”

Nga Petrit Vasili

Tërmeti kërkon veprime jo mbledhje kilometrike për show.

Qeveria që mbrëmë duhet të kishte vendosur e qartësuar planin e veprimit dhe shpërndarjen e përgjegjësive.

Mbledhjet kilometrike të qeverisë provë e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë në përballimin e situatës së rëndë.

Minimizimi i problemeve një strategji kundër qytetareve.

Transparenca është ajo që qytetarët presin në këto momente.

Qeveria sot duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e emergjencës civile dhe çdo vonesë e rëndon situatën e saj në raport me qytetarët dhe gjendjen në terren.

Kryeministri të thotë qartë dhe me shifra sa para’ janë në dispozicion të situatën dhe si janë të shpërndara ato.

Të evidentohen urgjent ndërtesat me dëmtim serioz dhe të përgatitet evakuimi i banorëve të tyre.

Përballimi i situatës, përgjegjësi direkte e qeverisë.

Rama 4 orë para TV në mbledhje boshe qytetarët nuk kanë nevojë për show.

Qytetarët kanë nevojë për punë në terren.

Të gjithë zyrtarët duhet të ishin në terren dhe jo nëpër mbledhje pa fund dhe pa asnjë kuptim e vlerë.

Qytetarët kanë nevojë për informacion të vazhdueshëm dhe të autorizuar.

Zëdhënia duhet të ketë një përgjegjësi zyrtare të unfikuar.

Qeveria të lërë fjalët por të shkojë në terren të evidentojë dëmet.