Tërmeti shkund prapë Durresin dhe Tiranën në mesnatë, ora 00.08

Nuk ndalojnë lëkundjet e tërmetit në Tiranë dhe në Durrës. Në orën 00.08 të së dielës, sapo kishte kaluar mesnata u dridh krejt kryeqyteti nga një tjetër tërmet prej 4.9 ballë, i cili ka krijuar panik. Ndërsa në Durrës banorët dolën prapë jashtë banesave në mesnatë, sepse lëkundjet ishin me të forta.

Tërmeti i kësaj mesnate ishte 2 km nga bregdeti i Durrësit. Sizmologët akoma nuk kanë një mendim të saktë nëse do të ulet intensiteti i lëkundjeve.

Qeveria është mbledhur në mesnatë në mbledhje të jashtëzakonshme për të marrë masat për banorët e prekur nga shembjet e shtëpive apo të lënduarit. Sipas ministrit të brendshëm janë 2 mijë forca policie në gatishmeri. Ndërkohë janë ngritur qendra emergjence në Durrës dhe Tiranë.