Rama thërret në takim urgjent prefektët, pas tyre mbledh grupin e PS, ministrat e kryebashkiakët

Pas mbledhjes urgjente të qeverisë në mesnatë, kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe ditën e sotme takimet e njëpasnjëshme për të marrë masa për tërmetet, në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi e mundshme në njerëz, por edhe për të riparuar dëmet e shkaktuar deri më tani.

Kështu, në orën 10:00, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me të gjithë prefektët, në Ministrinë e Mbrojtjes. Menjëherë pas këtij takimi, Rama do të mbledhë urgjentisht grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku të pranishëm do të jenë edhe ministrat e krerët e bashkive.