Rama publikon pamjet e shkatërrimit nga tërmeti 5.8 ballë. Ç’ndodhi në Tiranë

Kryeministr Edi Rama ka publikuar pamjet e shkatërrimit, të shkaktuara nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili goditi vendin tonë pasditen e djeshme, dhe lëkundjeve të tjera që vijuan gjatë gjithë kohës, por me intensitet më të vogël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’u dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë🙏