Presidenti duhet t’i kthejë përgjigje grekut: edhe unë sekret desha ta mbaj, mor lum miku, po ku mban sekrete zonja “E” e zoti “E”.

Nga Hysni Gura

Besoj se presidenti nuk do donte kurrë që t’i dilte ky parashikim!
Por qeveria ka që dje, hedh lajme pa fund që tërmeti nuk parashikohet, tërmeti nuk parashikohet…madje organi propagandistik shkoi deri aty sa kontaktoi me sizmologun grek. Dhe i tha që ju e përgënjeshtruat paralajmërimin e presidentit, ai ua bëri propagandën copë duke thënë se, unë gënjeva për të shmangur panikun pasi duhet të ishte sekret shtetëror, por jo se nuk kishte rrezik. Tani presidentit i takon t’i kthejë një përgjigje grekut: edhe unë sekret desha ta mbaja mor lum miku po ku mban sekrete “gaveta” zonja “E” e zoti “E”.