Ministria e Shëndetësisë: 105 të lënduar morën shërbim mjekësor, 10 qytetarë ndodhen ende në spital

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri lidhur me qytetarët e lënduar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ministria bën me dije se 10 qytetarë ndodhen në mbikëqyerje mjekësore, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet.

Sipas këtij institucioni, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Tashmë, MSH thekson se janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor.

Informacion i perditesuar:
MShMS: 10 qytetarë në observim mjekësor, pjesa tjetër lënë spitalet. Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore me spitalin e Traumës, në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.

Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. Spitalet janë në gatishmeri të plotë, me staf të perforcuar mjekësor. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim planin e gatishmërisë për rastet e emergjencave.