Ulsi Manja: Do të hetoj Presidentin Meta. Kush e informoi për tërmetet?!

Pas tronditjes së tërmetit të tmerrshëm, 5.8 të shkallës Rihter dhe me intensitet mbi 7 ballë, pasditen e djeshme dhe lëkundjeve të tjera që ende vijonë të shkaktojnë panik te qytetarët, nuk kanë munguar edhe memet, humori dhe ironitë në rrjetet sociale.

Në memen e mëposhtme shfaqet Ulsi Manja, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar, të ngritur për të hetuar Metën, i cili thotë se do të hetojë Presidentin Ilir Meta se kush e informoi për tërmetet.