Kur Presidenti paralajmëroi tërmetet, sulmet e njerëzve të Ramës ishin katastrofike

Presidenti Meta paralajmëroi para dy muajve institucionet shqiptare se duhet të marrin masa paraprake në ndihmë të qytetarëve, pasi sipas sizmologëve grekë rajoni i Shqipërisë parashikohej për tu goditur nga tërmete të fuqishëm. Natyrisht Ilir Meta nuk është parashikues apo sizmologë, por nisur nga të dhënat nga informacionet greke, dhe jo vetëm, lëshoi alarmin për qeverinë shqiptare. Por sapo letra ishte firmosur nga Presidenti Meta dhe nisur drejt kryeministrit Rama, ndonëse ishte konfidenciale, kryeministri nxitoi t’ia jepte mediave të saja, duke akuzuar presidentin se ka “lajthitur” sepse ka paralajmëruar tërmete. E gjithë stuhia mediatike ishte orkestruar nga kryeministri për të goditur presidentin në publik.

Por kjo që ndodhi dje, ishte e frikshme.

Tërmetet nuk parashikohen dhe nuk është qeveria parashikuese, por kur ka sizmologë të aftë si dhe duke ditur se Shqipëria ndodhet në një rajon shpërthyes tërmetesh, duhet që qeveria të marrë masa paraprake e jo të sulet ndaj Presidentit, i cili nisur nga shqetsimi prej sizmologëve grekë, i kërkoi zyrtarisht qeverisë të jetë e përgatitur.

Gjithsesi fati ishte se nuk pati ikje jetësh njerëzore.

Faksimile e një prej gazetave shqiptare që sulmoi presidentin pas letrës dërguar kryeministrit

Ja historia e tërmeteve shqiptare:

1-Tërmeti më i madh në Shqipëri është regjistruar në Berat, më 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 të vrarë në Kala.

2- Vlorë më 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 të vrarë.

3-Shkodër në muajt shkurt-tetor 1855, 12 tërmete që u ndjenë dhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.

4- Shkodër më 1 qershor 1905, që shkaktoi 1500 shtëpi të shkatërruara, 200 të vrarë dhe 500 të plagosur

5-Tepelenë, më 20 nëntor 1920, duke shkaktuar 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi 2 500 shtëpi e la pa strehë 15 000 veta.

6-Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkatërruar afro 80 % të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur

7- Vlorë-Tepelenë më 21 nëntor 1930, duke shkaktuar 30 të vrarë e mbi 100 të plagosur.

8- Korçë më 26 maj 1960, ku u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.

9- Fier-Tepelenë-Berat-Lushnjë, më 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 të vrarë e 77 të plagosur dhe ku u shkatërruan 2700 shtëpi.

10- Dibër-Librazhd, më 30 nëntor 1967, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

11-Shkodër-Lezhë, më 15 prill 1979, duke dëmtuar 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

12-Roskovec, më 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, ku u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.

13-Tiranë më 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi