Gazetari: Endri Fuga, je për burg!

Gazetari Habjon Hasani ka reaguar në lidhje me deklaratën e sizmiologut grek, Akis Tselentis, se pas publikimit në media të dokumentit sekret që i kishte dorëzuar Presidentit Meta për tërmetin shkatërrues që mund të prekte vendin tonë, sizmiologut i është dashur ta mohojë rolin e tij për të mos hapur panik te qytetarët.

Në lidhje me këtë ngjarje, përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Hasani shprehet se “Kjo dëshmi e sizmiologut grek implikon direkt zyrtarët e kryeministrisë, të cilët kanë përdorur një informacion dhe dokumente të klasifikuara në media me qëllim diskreditimin e Presidentit Meta para zgjedhjeve”.

Në vijim gjeni postimin e plotë të gazetarit