Frika nga lëkundjet e tërmetit, rreth 500 banorë kalojnë natën në çadra

Orët e panikut nga tërmeti që tronditi ditën e djeshme vendin tonë kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm. Tërmeti 5.8 ballë është pësuar nga 28 lëkundje të tjera përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në orën 06:46 është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 ballë dhe me një thellësi 10 kilometra.

Në kryeqytet rreth 500 banorë kanë kaluar natën në çadrat e emrgjencës. Ata shprehen se kanë frikë të kthehen në banesa.

Rreth 563 banesa janë dëmtuar dhe 28 pallate kanë pësuar plasaritje është ky bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë pasditen e së shtunës. Të frikësuar për një përsëritje të kësaj situate banorët kanë zgjedhur të mos e kalojnë natën në banesat e tyre por t’u drejtohen çadrave e ngritura nga shtabi i emergjencës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.