Foto/ Dëmtohet godina e Kryesisë së Kuvendit nga tërmeti 5.8 ballë

Tërmeti i tmerrshëm, i cili goditi vendin pas tri dekadash, lëndoi mbi 100 njerëz, ndërsa dëmtoi një mori banesash e pallatesh. Plasaritjeve nuk iu kanë shpëtuar as godinat e institucioneve shtetërore.

Siç duket në fotot e mëposhtme, godina ka pësuar çarje mespërmes. Çarjet janë shënuar nga ana e hyrjes së derës së hekurt, përballë vilës qeveritare numër 30.