E bujshme nga Anglia, Lampard do Hysajn tek Chelsea që në janar

Elseid Hysaj ishte një nga futbollistët më të përfolur në merkaton e kësaj vere në Europë, por futbollisti shkodran vijon të jetë pjesë e Napolit. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se interesi ka rënë për të.

Skuadra e Chelsea sipas “Daily Expresss” është gati për të bërë një ofertë në janar nëse do të zhbllokohet merkato, ose në të kundërt do të tentojnë verën e ardhshme.

Trajneri Frank Lampard kërkon një mbrojtës ekspert ne krahun e djathtë, ndërkohë që shkodrani është një “joll”, pasi luan edhe në të majtë të mbrojtjes. Edhe pse mbetet në kuadrin e zërave, duket e qartë se Hysaj mbetet në listën e ekipeve angleze. /R.Lika-Koha Jone/