Deputeti Paulin Stërkaj: Jo me propogandë, por të çojmë specialistët

Sot kryeministri mbajti leksion para deputetëve të PS për tërmetin. Deputeti Paulin Stërkaj tha se të gjithë politikanët, duke filluar nga deputetët, duhet të japin një kontribut nga rroga, për të krijuar një fond special për tërmetet. Gjithashtu, deputeti tha se në këtë fond duhet të kalojën edhe një pjesë e të ardhurave nga taksat që merr shteti, ndërsa shtoi se duhet të marrë fund propaganda dhe me këtë çështje duhet të merren specialistët e fushës.

Ja se ç’tha deputeti Stërkaj: Kjo kaloi, por të mendojmë për të ardhmen. Para 30 viteve ndodhi në Shkodër, e kam përjetuar unë. Kishte të plagosur, por nuk kishte krevate ku me i shtruar. Duhet të veprojë çdo qeveri. Ministrat përkatës duhet të gjejnë specialistët e duhur, nuk duhet të bëjnë një propagandë. Çdo fëmijë sot është i plagosur psikologjikisht nga tmerri dhe paniku. Më mirë do ishte një solidaritet me specialistët e fushës, se sa me propagandën e deputetëve. Duke filluar nga deputetët të lëmë një kontribut nga rroga, por edhe nga të ardhurat e taksave që merr shteti, të ndahet një fond special.