Braimllari: Rama të shpallë gjendjen e emergjencës, të mos bëjë “show” me klounët e tij

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar për situatën ku ndodhet vendi pas tërmetit të djeshëm e lëkundjeve që ende vijojnë, ndërsa ka akuzuar qevrinë se po bën “show” mediatik me termetin e një dite më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se “Në vend që të jenë në terren në shërbim të qytetarëve, këta rrine të mbyllur nëpër godinat qeveritare dhe bëjnë show mediatik”.

Në vijim postimi i plotë i Braimllarit
Edi Rama me klounët e tij në qeveri të mos bëjnë show me fatkqesinë e qytetarëve por të shpallë urgjentisht gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga tërmetet.

Edi Rama ka ndërtuar në vend një qeveri whatssapp dhe një qeveri propagandë. “U informova nga grupet e Whatsapp”: thotë Kryeministri. Kulmin e arrin Sandri, Ministri i Brendshem imagjinar, i cili thotë në mbledhje qeveri po me dridhet zeri nga termeti “Vaj me det çfarë qeverie”.

Në vend të jenë në terren në shërbim të qytetarëve, këta rrine të mbyllur nëpër godinat qeveritare dhe bëjnë show mediatik.

Qytetarët presin sherbim, mbështetje kurse këtyre u dridhet zëri dhe bëjnë show në mbledhje qeverie.

Duhet urgjentisht të shpallet gjendja e emergjencës në zonat e prekura nga termetet.