Asani provokon Tiranën një javë para derbit: Gati për serinë e radhës!

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani nuk po kalon një moment të mieë në këtë fillim sezoni pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bazë.

“Demat e kuq” u ndalën në ndeshjen ndaj Bylisit, ndërsa tani e gjithë vëmendja është kthyer te derbi ndaj Tiranës.

Të kuqtë nuk kanë humbur që prej shkurtit të 2014 me fitoren 1-0 me golin e Gilbertos. Bardheblutë duan të rikthehen te fitorja, ndërkohë që Asani i provokon hapur bardheblutë.

“Gati për serinë e radhës, i njëjti film e njëjta histori”, – shkruan ai duke etiketuar dhe Trashin në Instagram.