​Përfundon montimi i çadrave në “Niko Dovana”, sa është kapaciteti

Ka përfunduar montimi i çadrave në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Çadrat në stadiumin e qytetit bregdetar janë me kapacitet 30 persona.  Montimi i çadrave është bërë nga Forcat e Armatosura.

 

Vetëm deri tani më shumë se 900 persona mund të kalojnë natën, pasi shtëpitë e tyre janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezikshmëri. Askush nuk mund të japë një afat sesa mund të qëndrojë ky kamp i ngritur, por ajo që dihet më saktësi ka të bëjë me verifikimin e dëmeve, përllogaritja e të cilave ende nuk ka filluar.