Zv/ministrja e Brendshme: Nuk ka viktima, policia në gatishmëri

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko konfirmoi që fatmirësisht nuk ka viktima si pasojë e lëkundjeve sizmike. Duke i bërë apel për qetësi qytetarëve, Kuko nënvizoi se “policia ka kaluar në gatishmëri, thirrja për qytetarët është kontrolli për të moshuarit që rrinë vetëm”. Sipas Kukos: “Jemi duke vlerësuar demet, por fatmirësisht nuk kemi viktima. Kemi disa persona qe janë paraqitur në Spitalin e Traumës por nuk kemi viktima”. Është e rëndësishme sipas zëvendësministres që “Shtabi i Emergjencave është ngritur dhe sallat e komandimit kanë komunikuar me specialisët e zonave për të pasur një rapot më të detajuar të dëmtimeve”.