Vijojnë lëkundjet e tokës, tjetër tërmet

Një tjetër tërmet është regjistruar vetëm pak minuta më parë. Bëhet fjalë për një lëkundje sizmike me magnitudë 3,2 ballë e shkallës rihter.

Epiqendra ka qenë 18 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. Që prej orës 16:00, Shqipëria e Mesme, kryeisht qarku Durrës, është përfshirë nga një valë tërmetesh ku më i forti rezultoi të ishte 7,5 ballë.