VIDEO/ Teatri, godina më e sigurtë në Tiranë, asnjë xham i thyer

Teksa në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë vendin raportohen dëme materiale, godina e Teatrit Kombëtar rezulton godina më e sigurtë.

“Teatri është godina më e sigurtë sot në qytet! Nëse do ta gdhini ejani kaloni natën me ne në mbrojte të teatrit, bashkë s’ka Tërmet që na shemb!”, deklarojnë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.