Tërmeti nga kamerat e sigurisë të lokaleve

Tërmetet që goditën sot Shqipërinë kanë shkaktuar dëme të mëdha. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në orën 19:30 informoi se nga lëkundjet janë dëmtuar 7 pallate në Tiranë dhe Durrës. Ndërkohë rreth 130 banesë janë dëmtuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit. Fatmirësisht, deri në mbrëmje, nuk ka të dhëna për viktima. Ministria e Shëndetësisë raporton për 105 të lënduar dhe të plagosur lehtë në Durrës dhe në Tiranë. Të dhënat janë paraprake dhe institucionet deklarojnë de mund të rriten në orët në vijim.

Pamjet e kamerave të lokaleve tregojnë sesi kanë reaguar banorët gjatë lëkundjeve.