Tërmeti i fuqishëm, krisen muret në stadiumin “Selman Stërmasi” (Foto)

Nuk ka mundur t’i shpëtojë lëkundjeve të forta të tërmetit edhe godina e stadiumit “Selman Stërmasi” i njohur ndryshe si stadiumi “Dinamo”.

Këto janë pamjet brenda dhe mbulesa e stadiumit, që janë krisur për shkak të dy goditjeve të fuqishme të tërmetit që ishin të njëpasnjëshme.

Janë disa pallate në Tiranë e Durrës që kanë pësuar dëme dhe krisje, ndërsa më i dëmtuari është Fakulteti i Gjeologji-Minierave.