Tërmeti, banorët e Astir lirojnë rrugën për emergjencat. Balliu: Ata e dinë çfarë do të thotë shkatërrim i banesave

Tërmetet kanë shkaktuar lëkundje të rënda në të gjithë vendin. Banorët e Astirit nuk kanë ndaluar dhe kanë vijuar protestën. Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se: “Ata protestuan sot në trotuar sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çdo të thotë të shkatërrohet shtëpia e të kërcënohet fëmija dhe familja”.

Postimi i plotë

Sot banorët e Unazës në shenjë solidarizimi me shqiptarët nuk e bllokuan rrugën, por ata protestuan në trotuar për ti hapur rrugë emergjencave që mund të ketë në gjithë vendin për shkak të tërmetit.

Ata protestuan sot në trotuar sepse ata e dinë më mirë se kushdo se çdo të thotë të shkatërrohet shtëpia e të kërcënohet fëmija dhe familja.

Por banorët e Unazës nuk kërcënohen nga tërmeti që ta sjell natyra por nga tërmeti i korrupsionit, tërmeti krimit që e ka emrin Edi Rama.
Afa shprehen gadishmërinë për të ndihmuar qytetarët në nevojë. Respekte për heronjtë e Unazës së Re.