Tërmetet shkundin vendin, Rama ngre deputetët në këmbë

Pas mbledhjes së qeverisë e cila do të zhvillohet në 23:30, kryeministri Edi Rama mësohet se ngre në këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme. Në takimin e nesërm, do të jenë të pranishëm edhe krerët e bashkive dhe ministrat. Deri më tani bëhet me dije se 130 banesa dhe 7 pallate janë dëmtuar. 105 persona kanë marrë ndihmë mjekësore.