Tërmetet shkundin Shqipërinë. Në 6 orë 12 tërmete

Shqipëria është nën lëkundjet e vazhdueshme dhe qytetarët janë në panik. Përgjatë ditës së sotme janë shënuar 13 tërmete, ndërsa dy prej tyre kanë qenë tepër të fuqishëm duke lënë pas dhjetëra persona të plagosur dhe disa banesa të dëmtuara. Lëkundja e fundit është në orën 22:00 me epiqendër, 7 km në veri të Durrësit ose 32 km nga Tirana. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter.