Tërmetet në Shqipëri/Qeveria mbledhje urgjente

Kryeministri Edi Rama është nisur me urgjencë në Tiranë pasi ndodhej në Gjermani. Zv-kryeministri, Erion Braçe thotë se insititucionet shtetërore janë në gatishmëri për ti dhënë ndihmën e parë qyetarëve. Sipas tij, nga momenti në moment qeveria do të mblidhet urgjentisht.

“Tërmetet nuk parashikohen dot. Emergjencat janë në gatushmëri për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes ka vënë në kontroll të gjithë mjetet për të qenë në gatishmëri për çdo emergjencë. Paniku ekziston. Një tërmet i tillë pasohet nga disa lëkundje, disa të cilat kanë ndodhur në harkun kohor të dy-tre orëve. IGJEUM nuk e ka klasifikuar këtë tërmet si më të rrezikshmit pasi nuk e ka kaluar shkallën 6 righter”- tha Braçe.