Tërmetet, MIE reagon për energjinë elektrike

Në lidhje me tërmetet që shkundën Shqipërinë, ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila thotë se vijojnë të jenë në gatishmëri që nga momenti i rënies së tërmetit për të evidentuar dëmet e mundshme në infrastrukturës apo energji dhe riparimin e tyre.

 

“Nuk ka pasur dëmtime serioze apo bllokime të akseve kombëtare rrugore. Në momentet e para pas tërmetit janë shkaktuar probleme në nënstacionet e zonës së Durrësit. Ka pasur stakime të transformatorëve dhe linjave 110 Kv që i furnizojnë ato, por me ndërhyrjen e grupeve të OSHEE janë kthyer të gjithë në gjendje pune. Në Portin e Durrësit ka pasur një dëmtim të lehtë të magazinës 4-5 në Terminalin perëndimor, por pa rrezik përkeqësim të situatës”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

MIE fton qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 për çdo nevojë që kanë.