Të çoroditur nga tërmeti, qytetarët vrapojnë të tmerruar në Tiranë (VIDEO)

Qytetarët e Tiranës, Durrësit, por edhe të qyteteve të tjera kanë përjetuar momente tmerri ditën e sotme pasi vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh.

Pas lëkundjeve të para njerëzit kanë vrapuar të tmerruar duke lënë ambientet e lokaleve dhe shtëpitë e tyre dhe më pas kanë dalë në rrugë.

Një rast i tillë është regjistruar në zonën e ish 17 Nëntorit në Tiranë, ku shquhen qartë grupe njerëzish, që vrapojnë të çoroditur nga frika dhe dalin nga ambientet e lokalit.