Sizmiolugu: Banorët e Durrësit të rrinë jashtë banesave disa orë. Ishte tërmeti më i fortë në 30 vite

Sizimiolugu Rrapo Ermeni, tha në News 24, se qytetarët në Durrës dhe rrethina të qëndrojnë disa orë larg banesave të tyre. Ai deklaroi se goditja ka qenë rreth 8 ballë dhe goditja më e madhe ka kaluar, por tërmetet nuk mund të parashikohen.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi më herët se tërmeti ka qenë me intensitet mbi 7.5 ballë dhe ka rënë në 30 km në veri të Durrësit.
“Sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit…në bregdet afër Kepit të Rodonit.
Termeti më i forte në 20-30 vitet e fundit”,- thuhet në njoftimin zyrtar.