Shqipëria lëkundet. Tërmet 5. 8 dhe 7.5 ballë. 68 të lënduar (FOTO/VIDEO)

Tre tërmete të fuqishme kanë goditur sot Shqipërinë e Mesme. Lekundje të forta janë ndjerë në Durrës dhe në kryeqytet duke shkaktuar panik te madh. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalin e traumës në Tiranë dhe në Durrës, deri në orë 19:00 kanë marrë mjekim 68 të lënduar.

Qendra Sizmiologjike Europiane raporton se tërmeti ishte i shkallës 5.8 ballë i shkallës Rihter, me intesitet 7.5 ballë. Pas disa minutash ka rënë dhe një tjetër tërmet, rreth 5 ballë. Në orën 18:15 ka pasur lëkundje të tjera, rreth 4.4 ballë. Epiendra ka qenë në detin Adriatik. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime në disa banesa në Durrës dhe në Tiranë. Në kryeqytet raportohet për të paktën 2 pallate të dëmtuar.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por ka dëme materiale.
Ministria e Mbrojtjes njofton se po identifikohen dëmtimet paraprake. Të dhënat jo zyrtare flasin për dëme banesash të shumta në fshatrat e Tiranës dhe Durrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se tërmeti ka qenë me intensitet mbi 7.5 ballë dhe ka rënë në 30 km në veri të Durrësit. “Sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit…në bregdet afër Kepit të Rodonit. Termeti më i forte në 20-30 vitet e fundit”,- thuhet në njoftimin zyrtar.

Sizmiologët thonë se ky është tërmeti më i rëndë që ka rënë në Shqipëri, që nga tërmeti shkatërrues i vitit 1979. Fatmirësisht epiqendra e tij ka qenë në det dhe dëmet janë jo shumë të mëdha.

Policia e Shtetit, zjarrfikësit, spitalet dhe gjithë strukturat e Bashkisë së Tiranës kanë kaluar në gatishmëri totale. Kryeministri Edi Rama anuloi vizitën në SHBA dhe po kthehet në Shqipëri për të ndjekur nga afër situatën.

VIDEO/Momente paniku në Tiranë 

Foto/Banorët në panik nga tërmeti, në zona të ndryshme të Tiranës