Sezoni nuk ka mbaruar ende në Vlorë

Paçka se jemi zyrtarisht jemi në vjeshtë, nijon fluksi i udhëtarëve që hynë në Portin e Vlorës. Ka ende qytetarë që vijnë për të pushuar apo vizituar të afërmit.

4500 pasagjerë më shumë janë regjistruar, krahasuar me vitin 2018. Në 13 anijet turistike që operojnë në këtë sezon janë shënuar 12 500 turist të huaj që kanë vizituar gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit. Kryetari i degës së përpunimit, thekson numrin në rritje të pasagjerëve që frekuentuan këtë port gjatë këtij sezoni.

Gjatë sezonit turistik kanë vizituar Portin Detar Vlorë 10 krocera, 21 skafe, 16 jahte si dhe 72 veliera. Ndërsa edhe sot turist të ndryshëm pavarësisht motit jo të qëndrueshëm kanë frekuentuar anijet turistike me destinacionin Karaburun Sazan.