Sërish lëkundje nga tërmeti në Tiranë

Rreth ores 18:10 ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë.

Kjo ishte fuqia e tremetit te pak minutave me pare.

Tërmeti më i fortë në 30 vite

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa. Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 50 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti.

Mes tyre raportohet se është dhe një fëmijë.