Pse Luana Vjollca nuk e heq kurrë varesën me tre kryqe?! (Foto)

Moderatorja Luana Vjollca është një ndër moderatoret më aktive në rrjete sociale.

Ajo i mban të azhornuar çdo ditë ndjekësit e saj me të rejat më të fundit. Shumë shpejt moderatorja do të startojë dhe programin ‘Shiko kush luan’ ku është dhe vetë autore.

Dhe në lidhje më këtë ajo ka organizuar rubrikën pyetje përgjigje në Instagram.

Pyetjet ishin të shumta por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte se pse moderatorja mban gjithmonë të varur në qafë varësen me tre kryqe.

‘Jam kureshtare të di pse atë varësen me tre kryqe nuk e heq kurrë’ ishte pyetja e ndjekëses.

‘Është fat. Unë besoj shumë në Zot. Zoti ju bekoftë të gjithëve’ ishte përgjigje e Luanës duke shuar kështu kuriozitetin e të gjithëve.