Presidenti: Dosjet janë pirg në gjykata, të drejtat e qytetarëve po cenohen

Presidenti Ilir Meta e vlerëson shqetësuese situatën e krijuar në sistemin e drejtësisë, për shkak të mungesës së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Të dashur miq, Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

Presidenti sjellë në vëmendjen raportin e organizatës që monitoron institucionet publike, INFOÇIP, e cila vë në dukej se si pasojë e mungesës së Gjykatës së Lartë, dosjet e mbatura aktualisht do të duan 20 vite të gjykohen. Presidenti shprehet se reforma pati si synim një drejtësi më të mirë dhe mbi të gjitha për shërbyer qytetarëve.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!”,- deklaron Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij, teksa publikon dhe një link të gazetës “Koha Jonë” ku pasqyrohet raporti për bllokimin e Gjykatës së Lartë.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

“Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!”.

Raporti alarmant për Gjykatën e Lartë: Duhen 20 vite për të shqyrtuar dosjet e mbartura

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: Afatet e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë