Presidenti Meta në epiqendrën e tërmetit, në Durrës: Të jemi të përgatitur për çdo situatë

Pasojat e tërmetit të 21 shtatorit në Tiranë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në qytetin e Durresit, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të fortë 7.5 ballë që goditi Shqipërinë.

Ditën e sotme tre tërmete të forta tronditën Shqipërinë duke lënë dëme të mëdha materiale. Deri në orën 19:00 raportohet për 68 të lënduar në Tiranë dhe në Durrës.

Pas takimit me Prefektin e Durrësi, Presidenti Meta në një prononcim për gazetarët apeloi qytetarët të ruajnë qetësinë.

Të jenë në koherencë, në raport me mediat me informacionet që jepen nga strukturat shtetërore dhe qeverisë vendore dhe qendrore për të bashkëpunuar ngushtë dhe evidentuar pasojat e goditjeve të deritanishme dhe për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe qetësi maksimale. U njoha nga prefekti dhe përfaqësuesi i shtabit të emergjencës për punën që po bëjnë në terren në koordinim dhe me strukturat qëndore. Është e rëndësishme të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos  në drejtim të banesave dhe objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problematike për akomodimin e qytetarëve”,- tha Presidenti Meta.

Pyetje: Jemi në kushte emergjence?

Presidenti Meta: Jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshme dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problematik. Është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmiologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot në mbrëmje të lenduarit nga tërmeti në spitalin e Traumës, ku pa nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve të lënduar si pasoje e tërmetit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë: “68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht Tiranë dhe Durrës. Nuk ka raste të rënda. Pjesa me e madhe kane marrë shërbim dhe kanë lënë spitalin. Nga 52 raste të trajtuara në spitalin e Traumës, aktualisht po marrin shërbim 21 qytetarë. Ministria e Shendetesise ka vendosur staf të përforcuar mjekësor në spitale dhe gjendjë gatishmërie për çdo emergjencë”.