Prefekti i Durrësit: Nga tërmeti kemi vetëm krisje ndërtesash

Prefekti i Qarkut, Roland Nasto, në një prononcim për Ora News ka thënë se situata në qarkun e Durrësit paraqitet e qetë pas tre lëkundjesh tërmeti.Ai thotë se nuk ka dëme në njerëz vetëm disa dëme materiale në pallate dhe ndërtesa të vjetra.

 

“Situata në qarkun e Durrrësit është e qetë pasi kanë kaluar tre goditje tërmeti. E para ishte shumë e fuqishme, e dyta pak më e lehtë, e treta edhe më e lehtë. Nuk kemi dëme në njerëz. Nuk ka asnjë person që  të jetë  paraqitur në Urgjencë. Kemi dy-tre pallate të krisura dhe rënie suvaje. Edhe dy-tre shtëpi të vjetra të krisura. Edhe në Shijak kemi dy shtëpi në dy fshatra. Në njësitë e tjera dhe fshatra çdo gjë është në rregull. Është ngritur Shtabi i Emergjencave”, deklaroi Nasto.

Nasto tha se aktualisht nuk ka paralajmërim për lëkundje të tjera, por njerëzit janë njoftuar që të rrinë jashtë dhe të jenë vigjilentë për ti paraprirë çdo rreziku.