Policia e Shtetit kalon në gatishmëri

Menjëherë pas rënies së tërmetit, Ministria e Brendshme njofton se sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative. Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri.

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre”,- njofton Ministria e Brendshme.