Nxënësit mësojnë mes mykut dhe lagështirës (VIDEO)

Dita e parë e shkollës për nxënësit e shkollës “Ramiza Sadikaj” në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë, nuk ka qenë e lumtur. Ata janë të detyruar që të marrin dije në kushte skandaloze. Kjo shkollë ka në total 33 nxënës, të cilët janë të detyruar të mësojnë në kushte mjerane, mes mykut dhe lagështirës. Paçka se ka kaluar një jave tashmë që ka filluar shkolla, ende nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e procesit mësimor.