Ministria e Shëndetësisë: Në Tiranë dhe Durrës, 68 të lënduar

Pallat i dëmtuar gjatë tërmetit, më 21 shtator 2019

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot në mbrëmje të lenduarit nga tërmeti në spitalin e Traumës, ku pa nga afër gjendjen shëndetësore të qytetarëve të lënduar si pasoje e tërmetit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë: “68 te lenduar kane marre sherbim ne spitale, kryesisht Tirane dhe Durres. Nuk ka raste te renda. Pjesa me e madhe kane marre sherbim dhe kane lene spitalin. Nga 52 raste te trajtuara ne spitalin e Traumes, aktualisht po marrin sherbim 21 qytetare. Ministria e Shendetesise ka vendosur staf te perforcuar mjekesor ne spitale dhe gjendje gatishmerie per cdo emergjence”.