Meta mesazh të “koduar”: Të jemi vigjilentë nga keqpërdorimi i pushtetit

Presidenti Ilir Meta, në mesazhin e shpërndarë mëngjesin e kësaj të shtune, në kuadër të Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ndër të tjera i ka dhënë edhe një mesazh politikës në vend.

Kreu i shtetit theksin se “duhet të jemi vigjilentë ndaj çdo tentative për keqpërdorim të pushtetit, që mund të cenojë sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin”.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit,- shkruan Meta në mesazhin e tij.